Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vaksinimi në Berat, Manastarliu: Deri më 15 mars, mbyllim bluzat e bardha

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2021, 15:27 | Aktualitet
Vaksinimi në Berat, Manastarliu: Deri më 15 mars, mbyllim bluzat e

Nga Berati, ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi se deri më 15 mars synohet të vaksinohen të gjitha bluzat e bardha. Ndërkohë, kryeministri Rama apeloi që radha t’i takojë ushtrisë dhe studentëve të mjekësisë.

“Sot, kemi filluar me 150 vaksinimet e para për bluzat e bardha, në polin tjetër të vaksinimit në Berat. Së bashku me vaksinat që do të kryejmë sot, arrijmë në 10 mijë vaksinime, dhe zgjerohemi me vaksinimin e personelit shëndetësor, të cilin tashmë e kemi shtrirë te mjekët dhe infermierët e kujdesit parësor, po përfundojmë spitalet dhe brenda 15 marsit përfundojmë angazhimin tonë për vaksinimin e gjithë personelit mjekësor dhe vijojmë shtrirjen te moshat e treta, mbi 80 vjeç, dhe kështu me radhë”, u shpreh Manastirliu.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama deklaroi se në periudhën e pranverës do të nisi fushata intensive e vaksinimit ndaj COVID-19.

“Duhet të përgatitemi për të pasur një rrjet kapilar, të përfshijmë edhe ushtrinë edhe studentë të infermierisë, në mënyrë që gjithë këtë periudhë të pranverës ta kthejmë në një peridhë vaksinimi intensiv dhe t’ia dalim që të kemi një pozicion shumë lart në klasifikimin e vendeve për nga eficienca e bërjes së vaksinës”, tha kryeministri Rama.

Duke u shprehur se procesi i vaksinimit po vijon të kryhet me të gjitha parametrat e sigurisë, Manastirliu tha se po parapërgatitet vaksinimi intesiv me trajnimin e 1100 vaksinatorëve aktualë dhe 500 infermierë të rinj, të cilët do të vijojnë trajnimet.

“Në territor kemi 1100 vaksinatorë dhe ndihmësvaksinatorë, ndërkohë sipas planit që ju thatë do të kemi edhe 500 infermierë, studentë infermierie, infermierë kryesisht të portalit dhe gjithashtu edhe personel që janë në forcat e armatosura, të cilët do të trajnohen duke filluar nga java tjetër, në funksion të planit tonë të vaksinimit”, tha Manastirliu.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani