A ka një ngërç PD-LSI për oligarkët? Kryemadhi: Basha e di se buxheti boshatiset prej tyre

monika kryemadhi a2 alba alishani interviste ekskluzive 1 1100x620

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dha një intervistë për gazetaren e A2, Alba Alishani, pas zyrtarizimit të ndarjes në dy lista të opozitës në zgjedhjet e 25 prillit, atë të LSI-së dhe PD-së me koalicionin e partive të vogla.

Pasi foli për harmonizimin e programit qeverisës me demokratët, Monika Kryemadhi foli dhe në lidhje me zërat për një ngërç mes dy forcave opozitare në lidhje me çështjen e oligarkëve.

Kryetarja e LSI-së tha se çështja e oligarkëve është pjesë e marrëveshjes PD-LSI dhe shtoi se pavarësisht gjuhës së përdorur nga dy krahët, kreu i demokratëve është i qartë se nga kush boshatiset buxheti i shtetit.

“Patjetër që programet do të harmonizohen. Patjetër që është punuar dhe shumë shpejt do të njiheni me to. Por çdo gjë ka kohën e vet. Do të diskutojmë që nga fushata deri në menaxhimin e votës. Ne nuk ndahemi në asnjë pikë me Lulzim Bashën, por kemi një pikë të përbashkët që është largimi i Edi Ramës. Ne duam të kthejmë shqiptarët në Shqipëri, më shumë vende pune, rritje të rrogave, pensioneve. Arsimi është pikë kryesore për PD-në dhe LSI-në. Karta e fermerit është e të dyja palëve. Programi nga “bebe në bebe” janë e njëjta gjë. I rëndësishëm është vullneti politik për të ndihmuar shqiptarët.

Nuk mund të them që Partia Demokratike nuk i ka sulmuar oligarkët. Madje Jorida Tabaku ka dalë në një konferencë për shtyp dhe ka lexuar emrat e tyre. Ka një sjellje që mendoj se çështja e oligarkëve është shumë e qartë.

Tashmë për të dyja palët është pjesë e marrëveshjes e artikulimeve tona dhe vazhdimësisë. Vetë Partia Demokratike dhe opinioni nuk të voton nëse nuk i jep fund kapjes së ekonomisë nga 4 persona. Zoti Basha është i qartë. Ai e di mirë se buxheti boshatiset nga oligarkët. Janë 3-4 oligarkë që janë klientë të kryeministrit. 1.5 miliardë dollarë nga buxheti i shtetit me skema të mashtrimit të TVSH. Dhe ajo që ne themi”, tha Kryemadhi.