Aksident në Vlorë, makina përplas për vdekje të miturën

policia durres gjykata 1100x620

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e së premtes në Vlorë ku një makinë ka përplasur për vdekje një vajzë të mitur 7 vjeç.

Ngjarja është regjistruar në Vlorë-Peshkopi, ku mjeti me drejtues shtetasin E. Sh. aksidentoi shtetasen e mitur me iniciale A. C., 7 vjeçe, e cila për shkak të plagëve, ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Vlorës për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.