Dhurata për çiftin e pastrehë që nuk mund të përballonin dasmën

Rosalyn Ferrer, 50 vjeç dhe Rommel Basco, 55 vjeç, nga provinca Pampanga në Filipine, kanë jetuar në një tendë të vogël me gjashtë fëmijët e tyre për më shumë se dy dekada.

Ata mblidhnin mbetje plastike për të jetuar dhe mbase nuk do ta kishin përjetuar asnjëherë ndjesinë e një “dasme bamirësie” nëse nuk do të ishin pikasur nga Richard Strandz.

Strandz zotëron një sallon flokësh dhe u takua rastësisht me çiftin. Pasi dëgjoi historinë e tyre, ai bisedoi me miqtë e tij për t’i ofruar çiftit një paketë të plotë martese.

“Unë zbulova se ata të dy kanë jetuar së bashku për më shumë se dy dekada, por nuk kishin pasur mundësi të bëjnë një martesë të vogël. Unë u preka nga historia e tyre e dashurisë, kështu që kontaktova miqtë e mi që kishin një biznes dasmash dhe mendova t’i befasoja me një martesë bamirësie”, shprehet Strandz.

Për fotografitë magjepsëse të çiftit më 13 shkurt, Rosalynit iu dhurua një fustan i bardhë nusërie dhe Rommel veshi një kostum klasik.

“Ne nuk kemi pasur kurrë para dhe përqendroheshim vetëm të nxirrnim ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë çdo ditë. Tani ndihem aq e bekuar për këtë që ka ndodhur. Unë jam shumë mirënjohëse”, shprehet Rosalyn.

Richard dhe miqtë e tij do të paguajnë gjithashtu për martesën në kishë, për të cilën shpresojnë të mbahet më vonë këtë vit, pasi të kenë përpunuar letrat e tyre të martesës dhe pandemia të jetë zbutur.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 3 humbje jete në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 156 raste të reja nga 3079 testime të kryera
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Në spitale po trajtohen 155 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 të intubuar