Duma takon bizneset: Kur PD të jetë në pushtet do të amnistojmë gjobat për një vit

druma 1100x620

Përfaqësuesja demokrate Grida Duma ka zhvilluar një takim me bizneset eksportuese në vend, ku është njohur me problematikat e këtij biznesi.

“Xhiro ka rënë ç’është e vërteta. Pastaj taksat dihet me 15%. Duam të bëjmë investime të reja, subvencionet nga shteti apo ndonjë ndihmë kushedi se çfarë s’ka”, shprehet biznesi.

Nga ana e saj Duma premtoi se me ardhjen në pushtet të PD-së do të amnistohen të gjitha gjobat për një vit në mënyrë që biznesi të ringrihet.

“Amnisti një vit për të gjitha gjobat me qëllim lehtësimin e bisnesit për t’i lejuar atij të ringrihet nga skllavëria e gjobave dhe taksave të pafundme që po e rrënon cdo ditë e më shumë”.

Ajo akuzoi qeverinë për mungesë transparence

Ne themi që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, sidomos për pjesën e transparencës së marrjes së vendimeve për fiskun. Sepse juve ju kushton kohë sa të informoheni, pastaj sa të futeni në sistem, pastaj sa të ndiqni procedurën. Domethënë e ngecur në vendnumëro”.