Eurovizon publikon foto të Anxhela Peristerit me veshje tradicionale

persiteri 1100x620

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Ajo u shpall fituese e Festivalit të 59-të të këngës, në Radio Televizionin Shqiptar me këngën “Karma”.

Këngëtarja ka realizuar disa fotografi me motive kombëtare, ku ka pozuar me veshje tradicionale, duke pasqyruar kulturën dhe traditën vendase.

Faqja zyrtare e Eurovizionit në Instagram ka publikuar fotografitë e këngëtares, ku përkrah tyre shkruan: “Shikoni këto fotografi mahnitëse të Anxhela Peristerit, ndërsa ajo u bën dedikime shqiptarëve në të gjithë botën”.