Flamuri gjigant kuqeblu, Vllaznia me stadium “europian”, dekorohet “Loro Boriçi”

VLLAZNIA FLAMURI GJIGANT frame 963 1100x620

Një flamur gjigant, me sipërfaqe sa e gjithë tribuna karshi. Në pamundësi për të pritur tifozët për pjesën e mbetur të sezonit, klubi i Vllaznisë ka gjetur një mënyrë mjaft të bukur për të dekoruar dhe mbushur në një farë mënyre stadiumin e saj.

“Loro Borici” ka marrë pamjen e shumë prej stadiumeve më me emër në Evropë, ndërsa shkallët e saj janë veshur me ngjyrat kuq e blu, me simbolin e Vllaznisë dhe shkrimin: “Një skuadër, një ëndërr”.

Me këtë zbukurim, si asnjë tjetër stadium në vend, ekipi shkodran bëhet gati të presë kampionët e Tiranës, me të cilët përballen këtë të shtunë.

Vllaznia është skuadra që kryeson kampionatin shqiptar të futbollit, por në javët e fundit kuqeblutë kanë pasur një rënie dhe diferenca me vendin e dytë tashmë është vetëm 4 pikë.