Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Joe Biden urdhëron sulmin e parë ushtarak si president

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2021, 08:11 | Bota

Është sulmi i parë ushtarak që kur Joe Biden mori frerët e Presidencës amerikane. Forcat ajrore shënjestruan pozicione të militantëve pro iranianë në Siri, pas tre sulmeve të ndryshme raketore kundër trupave amerikanë në Irak.

Siç bëri të ditor Pentagoni në sulm u shkatërrua infrastrukturë e përdorur nga grupet militante, në një zonë kufitare.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby tha në një deklaratë se sulmet ishin ndërmarrë me urdhrin e Presidentit Joe Biden.

https://www.youtube.com/watch?v=kz6eyvzv4rs

“Goditjet u autorizuan në përgjigje të sulmeve të fundit kundër personelit amerikan dhe të koalicionit në Irak dhe kërcënimeve të vazhdueshme. Operacioni dërgon një mesazh të qartë: Presidenti Biden do të veprojë për të mbrojtur personelin amerikan dhe të koalicionit”, tha Kirby.

Por njëkohësisht goditja ishte e kufizuar dhe nuk synonte përshkallëzimin. Po ashtu, një vendim për të goditur vetëm pozicione të militantëve në Siri dhe jo në Irak do t'i jepte qeverisë irakiane kohë për të kryer hetimin e vet për sulmin kundër amerikanëve në 15 shkurt.

Sulmet me raketa kundër pozicioneve të SHBA në Irak u kryen ndërsa Uashingtoni dhe Teherani po përpiqen të gjejnë rrugët për t'u kthyer në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 nga e cila u tërhoq ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Në sulmin e 15 shkurtit, raketat goditën bazën ushtarake amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Erbilit në rajonin e kontrolluar nga kurdët duke vrarë një kontraktor jo-amerikan dhe duke plagosur një numër kontraktorësh të tjerë dhe një ushtar amerikan. Një tjetër goditje disa ditë më pas kishte si objektiv një bazë ku strehoheshin forca amerikane në veri të Bagdadit duke lënduar të paktën një person. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë