Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kryemadhi: Do të marrim 100 mandate, kam frikë se PS nuk do të dalë as e treta

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2021, 15:10 | Politikë
Kryemadhi: Do të marrim 100 mandate, kam frikë se PS nuk do të

Monika Kryemadhi mendon se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në një intervistë ekskluzive për A2, Kryemadhi tha se shifrat e dala nga sondazhet e ndryshme që janë bërë, janë të gabuara.

“Edi Rama paguan për të tjetërsuar dhe manipuluar opinionin publik. I dobëti do të shitet i fortë, sa më i fort të shitet, aq më i dobët është. Kandidatët e opozitës duhet të bëjnë 5 takime me nga 10 vetë në ditë, për 57 ditë, nga ora 6 e mëngjesit, në orën 10 të darkës, dhe do të kemi takuar deri në fund 810 mijë faktorë të takuar. Kjo përkthehet në 100 mandate”, tha Kryemadhi.

https://a2news.com/2021/02/26/kryemadhi-qellimi-yne-nuk-eshte-te-cojme-ps-per-skrap-por-ti-rikthejme-identitetin/

Sa i përket ndarjes së këtyre mandateve, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se do të bëhet një marrëveshje parazgjedhore me PD, por më pas ndarja do të bëhet në proporcion me mandatet që do të marrin të dy partitë. “Ju them që nuk ka shans që PS të dalë e para. Të urojmë që të dalë edhe e treta, sepse është shumë e vështirë të dalë e treta”.

Kryemadhi zbuloi se vetë do të kandidojë në Fier, Elbasan, Tiranë dhe një qark tjetër të cilin nuk e ka vendosur ende. “Deri të premten tjetër do të shoh edhe vendin e katërt, sepse ma ka bërë këtë nder Edi Rama”, tha ajo.

PD dhe LSI do të garojnë me listë të përbashkët vetëm në qarkun e Kukësit, zbuloi Kryemadhi, ndërsa në Dibër dhe Gjirokastër, dy qarqe që ishin në diskutim për të bërë të njëjtën gjë, palët do të garojnë me lista të veçanta.

https://a2news.com/2021/02/26/a-ka-nje-ngerc-pd-lsi-per-oligarket-kryemadhi-basha-e-di-se-buxheti-boshatiset-prej-tyre/

A2 CNN Livestream

Dita jonë