Lulzim Basha takon të rinjtë: Do të sjellim një të ardhme më të mirë për ta

Untitled collage 2021 02 26T125018.199 1100x620

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në turin e tij të bashkëbisedimeve është takuar edhe me një grup të rinjsh që votojnë për herë të parë.

Lulzim Basha e ka postuar foton me të rinjtë në Instagram dhe angazhohet se pas fitimit të zgjedhjeve do të përpiqet për një të ardhme më të mirë për ta.

“Gjithmonë, emocionuese kur takohem me të rinj që do të votojnë Partinë Demokratike! Ne do t’i fitojmë zgjedhjet për t’i sjellë një të ardhme më të mirë brezit të ri. Së bashku për ndryshimin, Shqipëria fiton! Ju dua!”, shkruan Basha.