Makina përplas për vdekje të moshuarën në Tiranë

Policia Tirane 1100x620

Një grua rreth 60 vjeç, ende e paidentifikuar, ka ndërruar jetë në Tiranë, pasi u godit nga një makinë ndërsa kalonte rrugën.

Në hyrje të rrugës “Abedin Rexha”, mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç përplasi të moshuarën, e cila për shkak të plagëve ndërroi jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të mëtejshme hetimore.