Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Manastirliu: Brenda 10-ditëshit të parë të marsit vijnë vaksinat e para nga Covax

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2021, 15:51 | Aktualitet
Manastirliu: Brenda 10-ditëshit të parë të marsit vijnë

Dërgesa e radhës nga Pfizer do të vijë të hënën, kurse brenda 10-ditëshit të parë të marsit vijnë dozat e para të COVAX. Këtë konfirmoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila po ndjek nga afër procesin e vaksinimit.

“Janë rreth 11 mijë vaksinime të kryera deri tani, ndërsa vijojmë të zgjerohemi në territor, duke hapur sot qendrën e vaksinimit në Kukës dhe brenda javës, në Korçë. Javën tjetër do të vijë dërgesa e radhës nga Pfizer. Me ardhjen e vaksinave, sipas kalendarit të kontratës që kemi lidhur me Pfizer-in, ditën e hënë do të vijojmë të intensifikojmë dhe të shtrijmë në vijim vaksinimin. Gjithashtu, pritet që në 10-ditëshin e parë të marsit, të kemi edhe një dërgesë të parë nga kontrata me Covax-in. Janë planifikuar rreth 14 400 doza, të cilat priten që të vijnë nga kjo marrëveshje e lidhur dhe e parapaguar nga qeveria shqiptare”.

Manastirliu tha se me përfundimin e mjekëve, infermierëve, gjithë personelit shëndetësor, dhe  vaksinimin e të moshuarve në azile, kujdestarëve të tyre, do të intensifikohet vaksinimi edhe për të moshuarit

“Do të vijojmë edhe përgjatë ditës së diel me vaksinimin e të moshuarve mbi 80 vjeç, duke filluar me fashën 90-vjeçare, duke vijuar vaksinimin”.

Sot po vijon vaksinimi anti-COVID për personelin shëndetësor dhe të moshuarit në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Berat, Elbasan dhe Kukës. Deri tani, janë kryer mbi 11 mijë vaksinime, nga të cilat 782 janë të moshuar dhe staf që kujdeset për ta.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani