Manastirliu inspekton punimet në maternitetin e Beratit: Do jetë gati brenda vitit

Untitled collage 2021 02 26T123536.342 1100x620

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inspektoi punimet për ndërtimin e maternitetit të ri të qytetit të Beratit.

Sipas ministres, për ndërtimin e këtij materniteti po punohet me ritme të larta që nënat dhe fëmijët të marrin shërbimin e dedikuar për ta sa më shpejt.

“Ka ecur mirë, por duhet të ecim më shpejt, që të jetë gati sa më shpejt, brenda vitit”, tha Manastirliu.

Përveç maternitetit të ri të Beratit, Ministria e Shëndetësisë po investon në ndërtimin e maternitetit të Lezhës, Kukësit dhe ka nisur puna për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.