Mbretëresha Elizabeth apelon që të gjithë ta marrin vaksinën: Mendoni për të tjerët

Queen Elizabeth II And Prince Philip 2 1024x718 1 600x338

Mbretëresha britanike, Elizabeth, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin vaksinën anti-covid pasi nuk është e dëmshme dhe se duke u imunizuar mund të mbrohet e gjithë popullata.

“Sapo të merrni vaksinën, do të keni një ndjesi sikur jeni të mbrojtur, gjë e cila mendoj se është shumë e rëndësishme. Nga eksperienca ime mund të them se ishte e padëmshme dhe e shpejtë. Kam marrë letra të shumta nga njerëzit që thonë se u surprizuan sa e lehtë ishte të merrje vaksinën dhe pa dhimbje fare. E kuptoj që për disa është e vështirë, pasi nuk janë vaksinuar kurrë, por ata duhet të mendojnë për të tjerët dhe jo vetëm për veten.”

Monarkja e Britanisë dhe bashkëshorti i saj, Duka i Edinburgut, morën vaksinat e tyre në Windsor Castle, më 9 janar. Ata thanë se duan të rrisin besimin mes popullit dhe të ndalojnë spekullimet e mëtejshme mbi vaksinat.

Princi Philip aktualisht ndodhet i shtruar në spital pasi shfaqi një seri shqetësimesh ende të papërcaktuara.

Ndërkaq, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar më shumë se 4 milionë raste dhe 122 303 vdekje nga koronavirusi, shifra më e lartë në Evropë. Por, vaksinimi ka ecur me ritme shumë të shpejta dhe gati 19 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë të paktën një dozë.