Merkel “refuzon” vaksinën Astrazeneca

Merkel 3 1100x620

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se nuk do të marrë vaksinën AstraZeneca COVID-19, sepse ajo është shumë e moshuar për përdorimin e kësaj vaksine. E pyetur nga gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine”, nëse ajo do të merrte një dozë të vaksinës AstraZeneca për të kundërshtuar perceptimin në Evropë, se vaksina është joefektive, 66-vjeçarja tha se ajo nuk është e miratuar për njerëzit mbi 65 vjeç në Gjermani.

“Unë jam 66 vjeç dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar për AstraZeneca,” i tha ajo gazetës.

Më shumë se 1.4 milionë doza të vaksinës AstraZeneca janë dërguar në Gjermani, ndërsa punonjësit e kujdesit shëndetësor kanë administruar vetëm 240,000 doza, tha këtë javë Thomas Mertens, i cili kryeson komisionin e përhershëm të Gjermanisë për vaksinat.

“Ne po përpiqemi t’i bindim njerëzit të pranojnë vaksinën dhe vërtet të fitojnë besimin te vaksina në popullatë. Por siç mund ta dini, edhe ky është një lloj problemi psikologjik dhe, për fat të keq, do të duhet pak kohë për të arritur këtë qëllim”, tha ai.

Gazeta gjermane “Handelsblatt” kohët e fundit publikoi një raport, duke cituar zyrtarë anonimë shëndetësorë gjermanë, që thanë se vaksina AstraZeneca ishte vetëm 8% efektive te njerëzit e moshuar.

Merkel tha se Astrazeneca ishte efektive dhe i sigurt, ndërsa shtoi se për sa kohë që vaksinat janë të pakta gjermantë nuk mund të zgjedhin se kë të marrin.

“AstraZeneca është një vaksinë e besueshme, efektive dhe e sigurt, e aprovuar nga Agjencia Evropiane e Mjekësisë dhe e rekomanduar në Gjermani deri në moshën 65 vjeç,” i tha ajo Frankfurter Allgemeine.

“Të gjithë autoritetet na thonë se kësaj vaksine mund t’i besohet. Për sa kohë që vaksinat janë aq të pakta sa aktualisht, ju nuk mund të zgjidhni me çfarë dëshironi të vaksinoni”.

Ritmi i përdorimit të vaksinave në Evropë është ngadalësuar pas atij të Mbretërisë së Bashkuar. Njerëzit thuhet se kanë refuzuar të marrin vaksinën e AstraZeneca pasi udhëheqësit evropianë hedhin dyshime mbi efektivitetin e saj.