Në pritje të vaksinimit, në Vlorë krijohen radhë për të marrë dozën e parë

vlore 1100x620

10 ditë nga nisja e vaksinimit kundër Covid-19 për personelin mjekësor në Vlorë, ende krijohen radhë në të vetmen pikë vaksinimi nga punonjës që presin të marrin dozën e parë të vaksinës.

Personel mjekësor nga i gjithë rajoni i jugut të vendit vijnë pranë Pallatit të Sportit në Vlorë për të marrë vaksinën. 

Kjo ka sjellë dhe krijimin e radhëve pasi personi është lajmëruar për datën por jo për orarin. Kështu të gjithë janë paraqitur në mëngjes duke pritur për vaksinimin.

Ndërkohë procesi i vaksinimit po kryhet sipas rendit alfabetik të emrave të punonjësve.