Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Një nëndetëse 15 milionë dollarëshe për të vizituar “skutat” më të errëta të oqeaneve

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2021, 07:02 | Teknologji

Eksplorimi i cepave më të errët të thellësive të oqeaneve do të marrë një shtysë tepër të madhe, pasi një mjet i ri nënujor do të mundësojë zbritjen në thellësi të pamenduara më parë.

Nëndetësja e vogël, do të ketë krahë si ato të pulëbardhës, që do ta lejojnë të udhëtojë edhe më shpejt nën ujë, në një thellësi deri në 4000 metra nën nivelin e detit, që do të ishte edhe më e madhja e arritur ndonjëherë nga një mjet nënujor i ndërtuar për të mbajtur njerëz.

Nëndetësja do të quhet Triton 13000/2 Titanic Explorer (13 mijë këmbë, ose 4 mijë metra – thellësia në të cilën mund të zbresë). Kabina e nëndetëses do të jetë sfera më e trashë prej akriliku e ndërtuar ndonjëherë, që do t’u mundësojë personave brenda saj të mos e ndiejnë fare presionin e thellësisë. Sipas projektit të prezantuar, brenda nëndetëses mund të qëndrojnë vetëm 2 persona.

“Deri tani, ishte e pamundur arritje në 4000 metra thellësi, por përparimet e bëra në teknologji kanë lejuar Triton që ta bëjë të mundur këtë”, tha kompania në një deklaratë.

Kompania amerikane gjithashtu pretendon se mjeti lundrues nënujor do të jetë tepër i heshtur, për të mos shqetësuar aspak ose fare pak jetën nënujore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë