Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pas divorcit, nisin mosmarrëveshjet e para mes Kim Kardashian dhe Kaney West

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2021, 13:58 | Showbiz

Kim Kardashian dhe dhe Kanye West u divorcuan në mënyrën më miqësore të mundshme, megjithatë duket se problemet e para pas ndarjes kanë nisur.

Sikurse raporton revista “People”, ish-çifti kanë vizione krejtësisht të ndryshme për mënyrën sesi duhet të rriten katër fëmijët e tyre.

"Ata e mendojnë krejtësisht ndryshe nga njëri-tjetri mënyrën sesi fëmijët duhet të rriten. Kim do ta mbështesë gjithnjë Kanyen dhe kauzat e tij, por e ardhmja e saj në lidhje me punën, fëmijët dhe jetën në përgjithësi i përket asaj. Eshtë ajo që bën të mundur gjithçka."

Kim dhe Kanye e kurorëzuan dashurinë e tyre në maj të 2014-s dhe janë prindër të 4 fëmijëve, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Sipas E! News, ndarja e tyre erdhi gradualisht pas një ftohje që kishte nisur prej kohësh. Nuk pati tradhti dhe intriga. Një tjetër burim deklaroi se kandidimi i reperit për president ndikoi për keq në martesën e tyre, duke i dhënë dhe “goditjen finale”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë