Patozi: Nuk e kanë keq ambasadorët, por me korrupsionin si kriter, disa parti do shkriheshin fare

Patozi 1100x620

Lideri i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar deklaratat e faktorit ndërkombëtar për lista të pastra në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

“Ambasadorët nuk e kanë keq, sepse me ato që u kanë parë sytë njerëzve në Shqipëri gjatë  viteve të fundit, gjithçka mund të ndodhë edhe në këto zgjedhje. Por do të bënin më mirë që të ndaleshin deri tek lidhjet e kandidatëve me krimin”, thotë Patozi.

AMBASADORËT NUK E KANË KEQ…Ambasadorët nuk e kanë keq, kur i kujtojnë përditë partive se duhen të kenë lista të…

Posted by Astrit Patozi on Friday, February 26, 2021

Ai shton se “po të fusnin si kriter edhe korrupsionin, kam frikë se disa nga listat do të rrëzoheshin në treçerekun e tyre, ndërsa disa parti edhe mund të shkriheshin fare”.