PD akuza Ballës: Do të publikojmë faktet që u bën presion qytetarëve për ndihmën ekonomike

selia e pd 1100x620

Partia Demokratike ka akuzuar nënkryetarin e Partisë Socialiste Taulant Balla se po u bën presion qytetarëve për ndihmën ekonomike. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat nga selia blu thuhet se PD do të publikojë së shpejti faktet në lidhje më këtë çështje.

“Taulant Balla është mësuar që të bëjë edhe shkelje më të rënda se kjo për të cilën është kallëzuar në SPAK, dhe t’ia hedhë, sepse ka pasur mbrojtjen e Edi Ramës. PD ka depozituar prova konkrete se si “Shtabi i tij i Peshkut” intimidon personat që marrin ndihmë ekonomike, përmes telefonatave.  Taulant Balla nuk del dot në qytet, dhe nuk mund të shfaqet para qytetarëve për shkak të mashtrimeve elektorale dhe abuzimit me pushtetin, ndaj vepron me metoda presioni ndaj qytetarëve në nevojë. Ne do të bëjmë publike evidencat që kemi dorëzuar në prokurori. Do të merremi me faktet”.

Sipas selisë blu Taulant Balla do të jetë një subjekt i drejtësisë pas 25 Prillit,

“Deklaratat që burojnë nga dëshpërimi i humbjes së sigurt, dhe nga angazhimi që kemi për të hetuar aferat korruptive sapo të vijmë në pushtet, le t’i mbajë për t’u ngushëlluar edhe këto pak ditë që i kanë ngelur. Pas 25 Prillit, Taulant Balla do të jetë një subjekt i drejtësisë, pasi të jetë ndëshkuar me votën masive në gjithë Qarkun e Elbasanit, dhe pasi të mos ketë bablok që e mbron para ligjit”- thuhet në deklaratën e PD.