Plagoset kujdestari i qenve të Lady Gagas, këngëtarja ofron 500 mijë dollarë për kthimin e dy bulldogëve

Kujdestari i qenve të këngëtares Lady Gaga u qëllua me armë në mënyrë misterioze, ndërkohë që dy bulldogët e saj u rrëmbyen nga disa persona ende të paidentifikuar.   

Ngjarja ndodhi të mërkurën në Sierra Bonita Avenue në Hollywood dhe po hetohet nga Departamenti i Policisë në Los Anxhelos.

Kujdestari i qenve është në gjendje kritike për jetën, ndërsa këngëtarja po ofron një shpërblim prej 500 000 dollarësh për kthimin e qenve të saj të quajtur Koji dhe Gustav.

Ylli i popit njihet për lidhjen e saj të fortë me bulldogët francezë, të cilët e kanë shoqëruar në evente si American Music Awards dhe Super Bowl.