Reforma në Drejtësi, Rama: Po funksionon, çmimi për Dvoranin turbulloi politikën

Nga Berati, Edi Rama risolli në vëmendje kartën më të fortë të fushatës së vitit 2017, reformën në drejtësi. Ndonëse kanë kaluar katër vite nga atëherë dhe kreu i qeverisë është koshient se rezultatet nuk janë ato që priteshin, por u kujdes të evidentonte me shembuj se gjërat kanë filluar të lëvizin.

“Disa shenja pozitive janë dhënë. U arrestua një gjyqtare me një grup rreth saj që faktikisht kishte marrë vendime të tmerrshme, por deri dje kjo nuk mund të ndodhte, sot ndodh dhe është një mesazh shumë i qartë për të gjithë. U arrestua një mjek që faktikisht kishte rrjepur dynjanë, deri dje kjo nuk ndodhte”, u shpreh Rama.

Beratasve, Rama iu tregoi edhe dëftesën e lavdërimit që reforma në drejtësi mori pak ditë më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit nëpërmjet dekorimit të gjyqtarit Ardian Dvoriani, pa harruar t’i çojë mesazh Ilir Metës, të cilin nuk e përmendi me emër.

“E fundit që ka krijuar një turbullirë të madhe në lagjet e tjera të politikës me vendimin e Sekretarit të Shtetit për të vlerësuar me çmimin e veçantë të nderit të SHBA një gjykatës shqiptar që duhet edhe pse është bërë i njohur, dihet se më kë është përplasur, është shumë domethënëse”, shtoi ai.

Në Berat, Rama shoqërohej nga ish-deputeti i LSI, Nasip Naço, që tashmë ka kaluar me PS, të cilin konsideroi një mik special.

“Faktikisht është këtu si një deputet i kësaj zone, po ashtue dhe si shprehje shumë kuptimplotë e një fakti shumë të rëndësishëm që në këtë zonë për të vazhduar punën, sot kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Kemi nevojë për një bashkim të madh dhe të rëndësishëm forcash.”

Pjesë të fjalës së tij kryeministri kishte edhe procesin e vaksinimit për të cilin nënvizoi se brenda muajt mars do të marrin dozat e plota mjekët dhe infermierët.

  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Opozita në zgjedhje
  • LAJMI I FUNDIT | I ftuar: Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane
  • LAJMI I FUNDIT | Mediu: Mbështetja e Vucic për Ramën, skandaloze