Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Situatë delikate”, Tomini: Janë ezauruar 74% e shtretërve në spitale dhe 44% e reanimacionit

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2021, 20:20 | Aktualitet
“Situatë delikate”, Tomini: Janë ezauruar 74% e

“Situata është delikate, kemi raste humbje jete, raste në terapi intensive dhe të intubuara. Këto indikatorë tregojnë që Covid po sjell një klinikë të ashpër. Ka prekje të grupmoshave të reja aktive”. Kështu e përshkroi situatën aktuale nga pandemia në vendin tonë, zëvendëministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini në Ditari në A2 CNN. Sipas saj kjo sjellje e Covid-19 nuk ishte shprehur më herët në pandemi dhe rastet e reja kanë kërkuar trajtim spitalor edhe pse nuk kanë pasur sëmundje shoqëruese.

Por Tomini deklaroi se vendi ynë ndodhet ende në skenarin e parë përkundrejt përgjigjes së pandemisë. Këtë fakt ajo e lidh me mos ezaurimin e kapaciteteve spitalore, sipas së cilës nga 855 shtretër janë ezauruar 74% e tyre dhe 44% e reanimacionit.

“Parashikimet për vetë sezonin favorizojnë bashkimet familjare, të qëndruarit në grup dhe shumë të tjerë që prishin distancimin fizik dhe sjell të kemi aktivitet dhe transmetueshmëri. Nuk kemi ezaurim të kapaciteteve spitalore, nga 855 shtretër kemi ezaurim të 74% të shtretërve dhe reanimacioni 44 %. Jemi akoma në skenarin e parë; përgjigje spitalore të shërbimit shëndetësor dhe për të mos krijuar panik dhe vigjilenca nuk duhet humbur. Ka njerëz që nuk zbatojnë rregullat”.

E pyetur për fëmijët e prekur nga Covid në vendin tonë ajo tha se deri më tani janë 0.7 % e pozitivitetit në rang kombëtar, ndërsa dy raste janë në terapi intensive. Ajo apeloi që të mos neglizhohet asnjë rast te mosha pediatrike.

“Moshat pediatrike janë evidentuar si rrjedhojë e hetimit epidemiologjik pa shfaqur shenja klinike të moderuara apo të lehta. Është 0.7 % e pozitivitetit në rang kombëtar. Pediatria është përballur me fluks të respiratoreve të tjera. Kemi rreth dy raste në terapi intensive dhe pjesa tjetër janë në pavijon. Nuk duhet të neglizhohet asnjë shenjë dhe të vendosim diagnozë. Shenjat klinike të një infeksioni viral janë të njëjta, por Covid ka shfaqur temperaturë 37.5 te fëmijët e vegjël, është e lartë dhe shenjat klinike nuk duhet të neglizhohen. Theksoj që nuk duhet të neglizhohet asnjë rast te mosha pediatrike.

Sa i takon apelit të mjekëve për mbylljen e transportit publik dhe shkollave Tomini theksoi se Ministria e Arsimit ka vepruar sipas skenarit përkatës në bazë të indikatorëve të pandemisë, ndërsa sa i takon transportit ajo tha se administratorët e tij duhet të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat.

“Mjekët kanë paraqitur momentet ku kemi grumbullime masive në shkolla, në transportin urban apo ambiente të tjera në bare e restorante. Për shkollën është skenari i Ministrisë së Arsimit. Mbi gjithçka qëndron shëndeti dhe arsimi është i kufizuar sipas skenarëve përkatëse.  Nuk është përgjegjësia vetëm për popullatën, por e secilit prej nesh, transporti ka administrator që duhet të zbatojë rregullat sipas protokollit të sigurisë. Inspektoriatet në terren janë duke vepruar kundrejt gjobëvënies e masave administrative. Administruesit duhet të zbatojnë protokollet e sigurisë. Masat administrative janë eventuale për këdo biznes. Të dhënat epidemiologjike kanë patur efektin e një ndjenje paniku kundrejt situatës, por e parë në këndvështrimin e një specialisti duhet të kishim më shumë ndërgjegjësim”.

Sipas Tominit shërbimi spitalor është në kushte alerti për të dhënë një shërbim cilësor, në një kohë kur virusi ka ndryshuar sjellje, ajo apeloi që popullata të zbatojë rregullat ën mënyrë rigoroze.

“Covid në mbarë botën ka sjellë vdekshmëri të dukshme përkundrejt viruseve të tjerë respiratorë, më herët kishte më shumë për moshat e treta me sëmundjet shoqëruese, më pas patëm sjellje ndryshe të virusit jo vetëm gjatë dimrit, por ai pati një stabilitet edhe përkundrejt kushteve atmosferike. Virusi ka ndryshuar sjellje dhe ka krijuar terren për t’u përshtatur në qeniet humane. Shërbimi spitalor është në kushte alerti për të dhënë një shërbim cilësor. Shpresoj shumë te popullata që të zbatojmë rregullat në mënyrë rigoroze, të mos neglizhojmë asnjë masë sado e thjeshtë deri sa të kemi një protokoll të sigurt dhe vaksina të sundojë”- përfundoi Tomini.

A2 CNN Livestream

Dita jonë