U prek rëndë nga Covid-19, transplanti i mushkërive i jep një jetë të re

“Nëse do ta njihnit Jill, njeriu më i mrekullueshem, do ta dinit se ajo dëshironte të ishte gjithmonë e shëndetshme. Vraponte për qejf 9 km në ditë, deri sa një ditë nuk mund të vraponte më. Në fakt nuk mund të ngjiste më as shkallët”, shprehet Holly Pike, mikeshë e Jill.

Jill Holker dhe Holly Pike kanë punuar në terapinë intensive të qendrës mjekësore Intermountaign në Utah, për 5 vjet. Që prej marsit të vitit 2020, dy infermieret janë kujdesur për pacientë të Covid-19, por ato nuk prisnin që Jill të bëhej një prej tyre.

“Të gjitha ne infermieret e reanimacionit kemi parë shumë gjëra të këqija të ndodhin. Por pastaj kur i ndodh një të afërmi tënd është shumë e vështirë për t’u përballuar”, shton Holly.

Jill nuk po përmirësohej, edhe pasi u transferua në terapinë intensive. Mjekët vendosën se do t’i duhej një transplant i dyfishtë në mushkëri dhe vendi më i mirë për të bërë ishte Florida. Gruaja priti gati një muaj para se dhuruesi perfekt t’i jepte Jilit një jetë të re.

 Javën e kaluar infermierja doli nga spitali për herë të parë që prej muajit nëntor, ndërsa merrte frymë me mushkëritë e reja. Rruga drejt rimëkëmbjes do të vazhdojë, por për nënën e tre fëmijëve, drita në fund të tunelit është shfaqur tashmë.