Vendimi për Luan Dacin merret më 8 mars

MB DACI PEZULLOHET frame 0 1100x620

Gjykata e Posaçme e Apelit caktoi datën 8 mars për shpalljen e vendimit përfundimtar ndaj Luan Dacin, gjyqtarit të pezulluar te Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Daci akuzohet për “falsifikim dokumentesh”, pasi sipas SPAK nuk ka deklaruar një masë disiplinore “largim nga detyra” kur aplikoi për të qenë pjesë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në konkluzionet përfundimtare prokuroria kërkoi fajësi për të dhe dënim me 6 muaj burg, të konvertuara në 1 vit “shërbim prove”. Daci nga ana e tij ka kërkuar pafajësi dhe pushim të çështjes, pasi sipas tij nuk ka kryer vepër penale.