Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Broja nuk ndalet, gol dhe asist në fitoren e Vitesse

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2021, 21:56 | Futboll
Broja nuk ndalet, gol dhe asist në fitoren e Vitesse

Broja nuk ndalon më. Sulmuesi shqiptar duket në formë magjike, dhe pas golit me gjigantët e PSV, që nuk shmangu gjithsesi humbjen, i rikthehet realizimeve kundër VVV Venlo, në fitoren 4-1 të Vitesses.

Talenti i Kombëtares shënoi golin e katërt të ekipit, në minutën e 82, ndërkohë që ishte edhe protagonist i golit që zhbllokoi rezultatin në minutën e tretë, me një asist për Openda.

Broja me realizimin e sotëm shkon në nëntë gola në sezonin e tij të parë në Eredivizie, një sezon fantastik për një djalë 19-vjeçar që për më shumë ka humbur disa ndeshje për shkak të problemeve shëndetësore.

Blloku i shumë ekipeve të mëdha në Europë,  thuhet se po mbushet me shënime për shqiptarin, duke filluar nga Chelsea që e ka në pronësi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë