Kapet në Morinë 34-vjeçari nga Shkupi i shpallur në kërkim ndërkombëtar

policiakukes 1100x620

Një 34-vjeçar nga Shkupi është vënë në prangat e Policisë në Kukësit në hyrje të pikës Kufitare të Morinës, me qëllim ekstradimi drejt Maqedonisë së Veriut.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar me 2 vite burg, për “Vjedhje me dhunë”.

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, Z.S, 34 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni e Veriut, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Shkup, pasi Gjykata e Apelit në Shkup, të Maqedonisë së Veriut, e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, thueht në njoftimin e policisë.