Ndryshojnë kohët, Huawei nga telefonët “smart” kalon tek…automjetet elektrike

Huawei makine 1100x620

Gjigandi i telefonisë Huawei mund të ndryshojë fokusin e tij të biznesit. Sipas burimeve të shpërndara nga agjencia Reuters, kompania kineze që po përballet me një bllokadë efektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera perëndimore, mund të drejtojë vëmendjen e saj në sektorin e prodhimit të automjeteve elektrike, madje ka filluar projektimin e disa modeleve.  

Kompania ka humbur miliarda në pamundësi të shesë komponentë të saj në perëndim, si dhe teknologjinë 5G, për të cilën kishte plane të mëdha, dhe ka shitur brendin Honor për të mbijetuar.   

Për momentin zyrtarisht kompania mohon për momentin diçka të tillë, duke pranuar se po përqendrohet tek teknologjia mbështetëse e automjeteve, në bashkëpunim me kompani si Daimler dhe General Motors, por burimet dëshmojnë se projektet e para mund të paraqiten brenda vitit, ndoshta në bashkëpunim me një kompani shtetërore kineze si Changan Automobile.

Kina mendon të investojë shumë në mjetet elektrike, dhe synon që brenda vitit 2025 të ketë elektrike rreth 20% te automjeteve, për të ulur ndjeshëm ndotjen e dukshme të metropoleve.