Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Në maj mund t’u rikthehen udhëtimeve, britanikët “prenotojnë” Mesdheun

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2021, 23:18 | Lifestyle
Në maj mund t’u rikthehen udhëtimeve, britanikët

Britanikët po përjetojnë ende karantinimin për shkak të pandemisë, edhe pse ditët e para të diellit që paralajmëron pranverën i ka bërë të dalë nëpër parqe për të shijuar diellin që i ka munguar prej kohësh. Por ka një tjetër datë, që ata apo presin me padurim, 17 majin.

Ajo është data që është caktuar, paraprakisht, nga kryeministri Boris Johnson si dita ku me shumë mundësi britanikët mund të dalin sërish jashtë vendit, dhe ata nuk duan të gjenden aspak të papërgatitur.

Prenotimet për bileta dhe hotele, veçanërisht në Mesdheun e dashur dhe të lirë grek, spanjoll ose turk, ka arritur shifra vërtet domethënëse. Sipas kompanive turistike, ngritja e prenotimeve nga dita e fjalimit të Johnson, që përcaktonte datën, ka arritur tre shifrat. Një kompani low cost si Easy Jet ka regjistruar 630% ngritje, destinacione si Turqia janë rritur me 500%.

Italia për momentin mbetet pas, jo vetëm për kostot më të larta, por edhe si sinjal i një tendence të re në turizmin post-covid. Më shumë se qytetet turistike, që mund të mbartin ende në verë frikën e virusit, turistët po zgjedhin destinacione më të izoluara, pikërisht ishujt mesdhetarë, dhe gjithsesi destinacionet e izoluara nga flukset masive.

Rritje të pabuesueshme kanë pësuar edhe kompanitë që merren me qiranë e avionëve privatë, ku ka patur rritje edhe me 10000% nga viti i kaluar. Të pasurit duan të udhëtojnë sërish, dhe thuhet se pjesa më e madhe e ishujve privatë është tashmë e prenotuar, edhe në 2022.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani