Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Parashikimi i motit: 27 shkurt 2021

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2021, 07:54 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 27 shkurt 2021

Gjatë pjesës së parë të ditës së kësaj të shtune, kthjellimet mbeten mbizotëruese në territor. Pas mesditës, vranësira kalimtare do të shfaqen në veri dhe zonat malore, por pa mundur të prodhojnë reshje.

Temperaturat e ajrit ruajnë të njëjtat vlera gjatë mëngjesit në zonat malore, por një rritje të lehtë shënojnë temperaturat e mëngjesit në zonat e ulëta dhe ato bregdetare. Mesdita do të sjellë një rënie me 1-2 gradë të vlerave termike maksimale në të gjithë vendin; maksimumi zbret në 19 gradë Celcius.

Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa pasditja forcon erën deri 50 km/h si dhe drejtimi i erës bëhet verilindor dhe verior. Dallgëzimi në hapësirat detare pas mesditës ngjitet në 3-4 ballë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani