Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Partizani dhe Laçi kënaqen me një pikë, “merr frymë” Vllaznia

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2021, 18:14 | Futboll
Partizani dhe Laçi kënaqen me një pikë, “merr

Partizani dhe Laçi e mbyllin me barazim në “Elbasan Arena”, duke marrë një pikë që duke parë rastet e shumta të ndeshjes, mund t’i shkojë mirë të dy ekipeve.

Pjesa  e parë karakterizohet nga një lojë e shpejtë dhe plot raste nga të dyja palët, me Partizanin që kapitalizon sforcot me golin e Çinarit në fund të 45 minutave të para, pas një asist të Hakajt, ku portieri Sherri nuk duket pa faj.

Në pjesën e dytë laçianët tregojnë vullnet për barazim dhe e arrijnë atë me sulmuesin liberian Van-Dave Harmon, që finalizon me kokë një harkim të Turkajt.

Partizani nuk arrin të përmbysë rezultatin, pavarësisht shanseve edhe në sekondat e fundit, dhe nuk i afrohet siç dëshironte Vllaznisë, ndërkohë që Laçi mbetet një pikë pas, në vend të tretë me Teutën.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani