U rrëmbyen nga dy burra të armatosur, gjenden qentë e Lady Gaga

gaga 1100x620

Dy qentë bulldogë francezë të Lady Gaga, të cilët ishin grabitur, janë gjetur të sigurt dhe janë dorëzuar në polici, ndërsa autorët e rrëmbimit janë ende të arratisur.

Koji dhe Gustav ishin rrëmbyer pasi shëtitësi i tyre Ryan Fischer, u qëllua nga dy burra që rrëmbyen qentë në Hollywood, të mërkurën. Ai është në spital dhe familja e tij është në pritje të shërimit plotësisht të tij.

Këngëtarja Gaga, e cila ndodhet në Romë për xhirimin e një filmi, kishte ofruar 500 000 dollarë për këdo që i gjente.

Detajet sesi u gjetën qentë janë të paqarta, por mësohet se ata u dorëzuan nga një grua në një stacion e policisë së Los Anxhelosit dhe përfaqësuesit e këngëtarit kishin konfirmuar se ishin të Gaga, e cila kur mori vesh lajmin shpërtheu në lot gëzimi.