11 viktima dhe 305 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Publikuar më: 28/2/2021, ora 17:56
MB MAQEDONIA PIKU frame 868 1024x576

11 viktima dhe 305 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Publikuar më: 28/2/2021, ora 17:56

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut publikoi bilancin ditor të pandemisë së koronavirusit ku mësohet se 11 persona të tjerë humbën jetën nga virusi vdekjeprurës ndërsa 305 të tjerë rezultuan të infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2533 testime ndërsa 167 pacientë të tjerë u shëruar nga koronavirusi.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e  Veritut janë regjistruar 102.787 persona të infektuar me koronavirus, 91.233 janë shëruar dhe 3.137 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 8.417.