Aksident i rëndë në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën një 18-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Fier-Vlorë, ku për pasojë ka humbur jetën një i ri, ndërsa 3 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Sikurse bëhet me dije, në të janë përfshirë tre automjete të cilat u përplasën njëra pas tjetrës.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe për pasojë humbi jetën 18 vjeçari Ermir Tare, ndërsa u plagosën Rei Leskaj, Fiori Duraj, Q.Dori dhe Klejdi Dori.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit që mendohet të ketë ardhur nga shpejtësia e madhe e mjeteve.