Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Aksidenti në Sukth, ndërron jetë në spital 16-vjeçari

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2021, 09:57 | Kronikë
Aksidenti në Sukth, ndërron jetë në spital 16-vjeçari

Një ditë pas aksidentit në Sukth ku u përfshinë dy makina, ka ndërruar jetë në spital 16-vjeçari që drejtonte mjetin tip "Renault".

Mësohet se i mituri është Flavio Osmani, djali i kryetarit të Njësisë Administrative Sukth.

Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit tjetër të përfshirë në aksident, 54-vjeçarin me iniciale Gj.B.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në orën 18:00 në zonën e Sukthit. Si pasojë, mbetën të plagosur 4 të mitur, mes tyre edhe 16-vjeçari që ndërroi jetë ditën e sotme në spital.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani