Bashkëshortja publikon foto tjetër të Lulzim Bashës, kësaj here e kap në gabim

Untitled collage 2021 02 28T174234.320 1100x620

Aurela, bashkëshortja e Lulzim Bashës, kohët e fundit e ka bërë normale postimin në rrjetet sociale të fotove të kreut të Partisë Demokratike ndërsa kalon kohë me familjen e tij.

Në rastet e mëparshme ajo publikoi foto ndërsa kandidati për kryeministër i lexonte një libër vajzës së tij apo edhe duke gatuar.

Kësaj radhe ajo ka zgjedhur ta fotografojë bashkëshortin e saj duke drejtuar makinën, por ka harruar një detaj që e kap atë në gabim.

Në foto,  kreu i PD shfaqet duke ngarë makinën pa vendosur rripin e sigurimit, një gabim ky që ndëshkohet sipas rregullave të Kodit Rrugor.