Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Bomba 1-tonëshe e Luftës së Dytë Botërore shkakton dëme në qytetin britanik

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2021, 22:21 | Bota

Një bombë e Luftës së Dytë Botërore është asgjësuar me shpërthim të kontrolluar në qytetin britanik të Exeter duke shkaktuar dëme të mëdha në shumë banesa të zonës.

Bomba 1-tonëshe u gjet rastësisht nga një rezident, ndërsa punonte për zgjerimin e kopshtit të tij dhe duke qenë se mjeti shpërthyes ishte shumë i vjetër, xhenierët vendosën të kryenin një shpërthim të kontrolluar për të shmangur ndonjë fatalitet.

Qindra banorë u evakuuan, dhe tashmë pas shpërthimit, atyre iu është kërkuar që të mos kthehen në shtëpitë e tyre, të paktën deri në mbrëmje, nga frika e ndonjë elementi të rrezikshëm në ajër.

Videoja e shpërthimit është bërë me dron, dhe duhet thënë që është vërtet i frikshëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë