Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Guvernatori i Nju Jorkut sërish nën akuzë për ngacmim seksual

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2021, 16:26 | Bota
Guvernatori i Nju Jorkut sërish nën akuzë për ngacmim

Rikthehen akuzat për ngacmim seksual ndaj guvernatorit të shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo.

Një tjetër ndihmëse e zyrtarit të lartë të Nju Jorkut, e akuzon Cuomo se e ka ngacmuar në mënyrë të papërshtatshme vitin e kaluar.

Ish këshilltarja për shëndetësisë, Charlotte Bennett ua ka bërë të ditura detajet dhe disa prej mediave më të njohura amerikane.

Guvernatori Cuomo i ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat dhe ka kërkuar ngritjen e një padie ndaj personave që i kanë bërë ato. Më herët guvernatori 63-vjeçar është akuzuar për ngacmim seksual dhe nga ndihmësja Lindsey Boylan.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani