Liverpool lë pas humbjet në Premier League, zona Champion afrohet

6a3ab9efc565e454bbe1c06224adb53eo2 1100x620

Pas 4 humbjeve rresht Liverpool më në fund është rikthyer te fitorja në Premier League, ku ka mundur me rezultatin 0-2, modestët e Sheffield United.

Djemtë e Klopp ishin të motivuar në këtë ndeshje për të mos bërë dhe një tjetër hap fals që do t’i largonte me shumë nga zona europiane për sezonin e ardhshëm.

Goli i Jones dhe autogoli i Bryan i dhanë 3 pikë “të kuqve” që ngjiten në vendin e 6 me 43 pikë, vetëm 2 pikë larg vendit të 4 të zonës Champions që mbahet nga West Ham.