Manchester City me 20 fitore radhazi, Bayern kthehet te fitorja

city 1100x620

Manchester City nuk ka rivalë këtë sezon në Angli dhe përveç blindimit të vendit të parë, “qytetarët” po argëtohen duke zmadhuar rekordin e fitoreve, që tashmë janë 20 rradhazi. Skuadra e Pep Guardiolës mundi edhe një kockë të fortë si West Ham, 2-1, dhe qëndron në krye me 13 pikë më shumë se United i vendit të dytë.

Ndërkaq, Bayern rigjeti fitoren në Bundesligë duke mundur me goleadë, 5 me 1 skuadrën e Këlnit. Bavarezët kërkojnë të mos lëshojnë më terren duke parë diferencën e vogël, të paktën me Laipzig që e ndjek me vetëm 2 pikë më pak. Këta të fundit e vazhduan serinë e fitoreve edhe me Borusia Munchengladbach, të cilët i mundën 3-2.

Kthesa erdhi shpejt edhe për PSG. Kampionët e Francës shfrynë përballë Dizho, dhe fituan me lehtësi 4-0. 2 gola të tjerë për Kilian Mbappe që kryeson listën e golashënuesve me 18 gola. Paris mban momentalisht vendin e dytë, ndërsa Ligue 1 udhëhiqet nga Lilë.