Mjeku bën të papriturën, nis dëshminë në gjyq ndërsa operonte pacientin

Një mjek në Sacramento të Kalifornisë bëri një paraqitje krejt të pazakontë në një proces gjyqësor për çështje të shkelje të rregullave të kodit rrugor, të cilat për shkak të rregullave kundër pandemisë tashmë zhvillohen online.

Mjeku Scott Green nisi të dëshmonte përpara gjykatësit ndërsa po kryente një operacion në një sallë spitali.

Teksa gjyqtari e pyeti përse po e bën këtë gjë, mjeku i tha të mos shqetësohej pasi një tjetër kirurg ishte duke e ndihmuar në ato momente.

Megjithatë, gjyqtari e konsideroi të pavend dhe të papërshtatshme të gjithë skenën dhe për këtë arsye vendosi ta shtyjë seancën.

Për këtë ngjarje, Bordi i Mjekëve të Kalifornisë bëri me dije se ka nisur një hetim duke shtuar se pret prej mjekëve të ndjekin standardin e kujdesit kur trajtojnë pacientët.