Piloti i Formula E “fluturon” në ajër pas aksidentit të frikshëm në pistë

Piloti Alex Lynn është dërguar me urgjencë në spital pas aksidentit të frikshëm që u përfshi me makinën e tij në garën e Formula E në pistën e Diriyah.

Britaniku humbi ndjenjat kur makina e tij Mahindra preku Jaguarin e Mitch Evans dhe fluturoi në ajër për të rënë më pas kokëposhtë.

Aktualisht piloti vijon të qëndrojë në spital nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet të jetë në gjendje të qëndrueshme.