Porti britanik i kthyer në pikë bllokimi për gomonet me emigrantë

Ndonëse situata është shumë e vështirë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe shumë vende i kanë ndaluar udhëtimet drejt Britanisë së Madhe për shkak të variantit të ri të shfaqur në këtë vend, tentativat e emigrantëve të paligjshëm për të kaluar drejt Mbretërisë së Bashkuar nuk kanë të ndalur.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në dy muajt e parë të vitit 2021, mbi 500 klandestinë e kanë kaluar kanalin nga Franca drejt Britanisë, krahasuar me 274 që ishin një vit më parë. Vetëm 24 orët e fundit rojet bregdetare ndaluan 4 tentativa për kalim të paligjshëm të kufirit ku udhëtonin me gomone 87 persona.

Gjatë operacioneve të njëpasnjëshme autoritetet kanë ndaluar dhe dhjetëra mjete ujore të ndryshme që e kanë kthyer portin e Doverit në një pikëgrumbullimi për gomonet.