Serbia thirrje qytetarëve nga Kosova të aplikojnë për t’u vaksinuar kundër Covid-19

155152755 1574598009411094 2756907106578399797 o 1100x620

Serbia ka hedhur një tjetër hap që mund të tensionojë më tej marrëdhëniet me Kosovën dhe të pengojë në rinisjen normal të dialogut mes dy vendeve.

Канцеларија позива грађане са Косова и Метохије да се пријаве за вакцинацијуKанцеларија за Kосово и Метохију позива…

Posted by Канцеларија за Косово и Метохију on Sunday, February 28, 2021

Pas shpërndarjes së vaksinave në veri të Kosovës, Serbia ka hedhur një tjetër hap ku fton qytetarët e këtyre zonave të aplikojnë për të marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Thirrja bëhet përmes faqes së Zyrës serbe për Kosovën dhe Metohinë ku shkruhet se vaksinimi bëhet në Rashkë, Kursumlije dhe Bujanoc.