Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Situata e Covid-19 në Pogradec, të rinjtë indiferentë ndaj masave

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2021, 12:26 | Aktualitet
Situata e Covid-19 në Pogradec, të rinjtë indiferentë ndaj

Pogradeci prej disa javësh është përfshirë sërish në zonat e kuqe sa i përket situatës së infektimeve me Covid-19.

Por pavarësisht masave, në qytetin liqenor ka një neglizhim të respektimit te tyre kryesisht nga të rinjtë të cilët i sheh në rrugë pa maska. Ndërsa të moshuarit nuk ngurojnë të mblidhen për të luajtur apo për të parë të tjerët se si luajnë domino.

Moshat më të prekura variojnë nga 16-50 vjeç sipas ekspertëve, çka bërë që Pogradeci të jetë tek zonat me risk të shtuar.

Sipas Drejtoreshës së Kujdesit Shëndetësor në Pogradec nga ana e grupeve të punës vijojnë kontrollet e përditshme, por qytetarët duhet të jenë më të ndërgjegjësuar pasi rritja e rasteve është e frikshme.

Në të gjithë qarkun e Korçës janë aktualisht 946 raste aktive të të infektuarve nga koronavirusi prej të cilëve mbi 132 në Pogradec.

Ndërkohë që në Pogradec mësimi në gjimnaze ka kaluar online për shkak të rasteve positive.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani