Tronditet klubi i Inter, Suning largohet nga futbolli në Kinë

1 120 600x338

Një letër zyrtare ku i jepet lamtumira investimeve në futbollin kinez. Në këtë mënyrë Suning trondit Interin dhe projektin e zikaltërve për të ardhmen.

Kompania kineze ka hequr dorë nga përfshirja në sport, aryeja kryesore e së cilës është shtrëngimi i ligjeve kineze për investimet e brendshme. Zhan Xhindo që është edhe numri një i kësaj kompanie, nuk do të jetë më në krye të Xhansu, skuadrës kampione kineze e cila prej këtij momenti do të pushojë së ekzistuari.

 Jo vetëm ata, por të gjitha skuadrat në pronësi të tyre, përfshirë edhe futbollin e femrave, do të ndalin aktivitetin. Suning janë aksionerët kryesor të italianëve të Interit, ata të cilët zotërojnë 68.5 përqind të klubit. Pronarët aziatikë e kanë vënë prej kohësh në shitje klubin zikaltër, drejtimin e të cilëve do ta marrë grupi mediatik britanik BC Partners, por kryesuesit e kampionatit në Serie A, i druhen krizës financiare që mund të përfshijë milanezët deri në përfundimin e procesit të ndërrimit të pronësisë.

Në komunikimin e tyre, Suning nënvizon se në gjashtë muajt e fundit ka bërë gjithçka për të siguruar suksese dhe ndoshta në të ardhmen mundtë rikthehen sërish.

‘’Nuk ka pengje. Ky është futbolli. Kjo është jeta.”mbyllet letra e miliarderëve kinezë që investojnë te Inter prej vitit 2016.