Vijon trendi rritës në Kosovë, mbi 400 infeksione me koronavirus në 24 orët e fundit

covid kosova 1100x620

Katër persona kanë humbur jetën dhe 453 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus, njoftoi të dielën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 206 pacientë, ndërsa mbi 770 raste vijojnë të jenë aktive.

Ditët e fundit, Kosova ka regjistruar rritje të numrit të rasteve me koronavirus. Autoritetet kanë bërë apel që qytetarët të respektojnë rregullat kryesore kundër pandemisë dhe kanë paralajmëruar ashpërsim të masave nëse trendi i infektimeve ditore vazhdon.

Që prej 13 marsit, kur u identifikua rasti i parë Kosova ka regjistruar 69.230 infeksione me koronavirus. Prej tyre, 1.599 raste kanë vdekur ndërkaq, 59.849 pacientë janë shëruar.