Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Rama nis prezantimin e kandidatëve për deputetë

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2021, 13:15 | Politikë
Zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Rama nis prezantimin e kandidatëve

Rikonfirmime në listat e kandidatëve të deputetëve aktualë dhe plotësim i tyre me emra të rinj. Kështu do të jetë i përbërë ekipi, siç e cilësoi vetë kryeministri Rama, me të cilin Partia Socialiste do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Grupi ka qenë vijimisht solid dhe mbështetës për reformat, për vendimmarrjet e vështira dhe për çuarjen përpara të punës përpara. Ky grup do të jetë boshti i skuadrës sonë kombëtare të 25 prillit.”, u shpreh kreu i qeverisë.

Platforma “Deputeti që duam” i dha mundësinë lidershipit socialist që të bëjë përzgjedhjen e profileve për tu integruar në listën e kandidatëve për deputetë.

“Për ndeshjen e 25 prillit kemi ndërtuar një proces të ri, inovativ, duke hapur derën për të gjithë ata që kanë ambicie, kurajë, vullnet për t’u bërë pjesë e skuadrës sonë. Kemi pritur 1581 shprehje interesi nga vajza e djem, gra e burra, nga veriu në Jug, nga qyteti e fshati, brenda e jashtë vendit.”

Bashkë me startin e procesit të prezantimit të kandidatëve për deputetë, kreu i qeverisë risolli në kujtesë atë çfarë duhet të ndajnë në 15 prill qytetarët shqiptarë.

“Kjo ndeshje do të vendosë nëse do të çojmë përpara punët e nisura në të katër anët, në çdo drejtim apo nëse do të ngecim përsëri dhe do të rizhytemi në gropën e asaj politike që na çoi deri në buzën ehumnerës. Ne kemi bërë shumë, më shumë se të gjithë ata që e kishin këtë detyrë para nesh, por pa diskutim nuk i kemi bërë mirë të gjitha, nëse mandati nuk do ishte thyer në mes nga tërmeti dhe pandemia.”

Me një format të kushtëzuar nga pandemia, prezantimin e kandidatëve të parë kryeministri Rama e bëri personalisht, në pozitat e një moderator ku kishte rezervuar pyetje për kandidatët dhe çfarë propozinin të ndryshonin në Partinë Socialiste.

A2 CNN Livestream

Dita jonë