Zvicra nuk miraton vaksinën e AstraZeneca, kërkon më shumë prova

vaksina oksford astra 1100x620

Autoritetet shëndetësore në Zvicër nuk i kanë dhënë “dritën jeshile” për përdorim të menjëhershëm vaksinës së prodhuar nga kompania AstraZeneca.

Përmes një deklaratë zyrtare Swissmedic, autoriteti që vendos për lejimin e barnave në Zvicër bëri me dije se kërkon më shumë studime dhe prova që kjo vaksinë është efikase, përpara se ta lejojë për përdorim.

“Të dhënat që kemi në dispozicion nuk na lejojnë të marrim një vendim mbi përfitimet dhe rreziqet e vaksinës se AstraZeneca,” shkruhet në njoftimin e  Swissmedic.

Disa ditë më parë edhe kancelarja Merkel refuzoi të merrte vaksinën e prodhuar nga kjo kompani duke thënë se nuk ka dyshime tek siguria e saj, por tek mosha që ajo përdoret, pasi kjo vaksinë rekomandohet në shumë vende të aplikohet tek personat nën 65 vjeç.