Aksidentohet duke punuar minatori në Bulqizë

Përditësuar më: 1/3/2021, ora 14:06
bulqize 1024x666

Aksidentohet duke punuar minatori në Bulqizë

Përditësuar më: 1/3/2021, ora 14:06

Një minator është aksidentuar gjatë punës në minierën e kromit në Bulqizë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40. Minatori me iniciale A. Gj. ishte duke punuar brenda në minierë kur është aksidentuar dhe për pasojë ka mbetur i lënduar. Ai po transportohet për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.